
Sulmuesi Indrit Tuci ka bërë sërish heroin në elitën e futbollit kroat me fanelën e Lokomotivës së Zagrebit. 22-vjeçari shënoi golin e fitores në duelin ndaj Sibenik, duke i dhuruar 3 pikë të çmuara skuadrës së tij.
Shqiptari u fut në fushën e lojës në minutën e 62, ndërsa 18 minuta më vonë përshëndeti rrjetën me një zhytje fantastike më kokë brenda zonës, pas asistit të Milçeviç.
Ky ishte goli i 5 në 24 ndeshje për Tucin, që gjithashtu ka regjistruar edhe 5 asiste. Me këtë ecuri, shqiptari shpreson të fitojë vendin e titullarit te Lokomotiva e Zagrebit, ndërkohë që edhe një ndeshje më parë, u bë protagonist me asist, në barazimin 2-2 ndaj Osijekut.
Titullar ditën e sotme te Lokomotiva u aktivizuan edhe 2 futbollistët e tjerë shqiptarë, Mersinaj dhe Smakaj, që bënë paraqitje pozitive.
Lini një Përgjigje