
Barça ka shumë për të bërë për sezonin e ardhshëm. Objektivi i deklaruar është plotësimi i nevojave të trajnerit Çavi për të qenë konkurrues, por në të njëjtën kohë edhe për të ulur faturën e pagave me rreth 200 milionë euro.
Për ta arritur këtë, klubi katalanas ka si prioritet kryesor të rekrutojë Lionel Mesin, si dhe të jetë në gjendje të regjistrojë lojtarë të rinovuar si Ronald Araujo, Gavi, Markos Alonso, Serxhi Roberto, Alehandro Balde dhe Injaki Penja.
Por klubi Blaugrana gjithashtu synon, sipas “Mundo Deportivo”, të fitojë një të ardhur neto prej 100 milionë eurosh, duke shitur lojtarë në treg. Disa lojtarë që nuk janë kyç në planet e Çavit, si Rafinja, Ferran Torres, Ansu Fati, Kesi dhe Erik Garcia, janë me interes për klubet evropiane.
Prandaj, Barcelona po mendon për shitjen e disa vlerave të mëdha të tregut, ku në vijën e parë është i riu Ansu Fati, i cili po tërheq interes nga Bajerni i Mynihut, Mançester Junajtid dhe Totenhem, edhe pse lojtari dëshiron të qendrojë në klub.
A do të largohen edhe Ferran Torres, Rapfinja, Kessie apo Erik Garsia nga Barça? Ardhja e Lionel Mesit është me këtë çmim. Shitja e disa prej këtyre lojtarëve është e nevojshme që ardhja e Mesit të jetë e mundur.
Lini një Përgjigje