
Mbrojtësi i Napolit dhe njëherësh lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është pranë nënshkrimit të kontratës së re me klubin. Kryesuesit e Serisë A janë shumë të kënaqur me paraqitjet e ish-mbrojtësit të Partizanit.
Këtë vit ata janë pranë fitimit të Sckudetos dhe Rrahmani ka qenë një nga pikat kyçe të ekipit të Spaletit. Për këtë është vendosur nga drejtuesit që t’i zgjasin kontratën edhe për 5 vite të tjera.
Agjenti i kosovarit ka zbarkuar sot në qytet për t’u takuar me drejtuesit dhe për të diskutuar detajet e fundit të kontratës. Kështu Napoli do të blindojë një nga lojtarët më kyç të formacionit, por pritet të ketë dhe rinovime të tjera.
Lini një Përgjigje