TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2023, 16:20

Dhuna në derbin e kryeqytetit në basketbollin e femrave, Disiplina “kryqëzon” Partizanin, masave nuk u shpëtojnë as 4 lojtaret

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna në derbin e kryeqytetit në basketbollin e femrave, Disiplina

Federata Shqiptare e Basketbollit dënon dhe kërkon ndjesë publike për ngjarjen e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së dytë gjysmëfinale ‘play-off’, Kategoria e Parë për femra, Partizani vs Tirana, datë 19 Prill 2023 në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Vlerat ndërnjerzore, respekti në fushën e lojës dhe jashtë saj janë shtylla kryesore e një gare sportive, të cilat lartësojnë misionin publik të një sporti.

Të indinjuar për ngjarjen e ndodhur, e cila ka njollosur imazhin e basketbollit në vend, duke marrë përmasa mediatike të pakontrolluara dhe që fatkeqësisht ndodh ndërmjet ekipeve më me zë të basketbollit shqiptar të femrave, në fazën më të rëndësishme dhe emocionuese, ‘play-off’.

Degradimi i situatës në përleshje fizike ka vënë në pikëpytje punën tonë, të shoqatave anëtare dhe komunitetit të basketbollit në përgjithësi për edukimin dhe implementimin e vlerave të integritetit dhe respektit në fushën e lojës dhe jashtë saj.

Ndjejmë për detyrë të bëjmë këtë thirrje publike, për të shmangur dhunën sportive dhe për të ndjekur vlerat e “Fair Play” nga të gjithë aktorët e basketbollit, lojtarë, trajnerë, gjyqtarë, tifozë!

Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar shoqatën “Partizani Basket” si organizatore e ndeshjes për dështim në masat e sigurisë. Gjithashtu, janë ndëshkuar për sjelljen antisportive dhe në bazë të relatimit zyrtar të ndeshjes, lojtaret: Antoinette Alyssa Bannister (nr.33, Partizani), Lasonja Lavette Edwards (nr.22, Partizani), Ebi Dishnica (nr.12, SK Tirana) dhe Enisa Qosja (nr.23, SK Tirana).

Konsiderojmë të rendësishme vijimësinë e kampionateve dhe përmbylljen me sukses të tyre dhe në rast të përsëritjes së incidenteve të tilla do të merren vendime ekstreme për çdo cenim të vlerave sportive. Duke u distancuar nga akte të tilla, ftojmë të gjithë pjesëmarrësit të udhëhiqen nga fryma e respektit!”, njofton Federata Shqiptare e Basketbolli nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

federata shqiptare e basketbollit partizani-tirana derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje