TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Prill 2023, 23:05

Liga e Europës/ Junajtid eliminohet nga ekspertët, Juventusi kap me vuajtje gjysmëfinalen

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Junajtid eliminohet nga ekspertët, Juventusi kap me

Ditë e mira për tifozët e Juventusit, teksa pas rifitimit të 15 pikëve në renditjen e Serisë A, “Zonja e Vetër” është mjaftuar me barazimin 1-1 në tokën portugeze, teksa në “Estadio Jose Alvalade” kanë siguruar gjysmëfinalet e Ligës së Europës në ndeshjen e dytë ndaj Sportingut të Lisbonës.

Rezultati 1-1 u vendos që në minutën e 20 të sfidës. Siparin e golave e hapi “katalizatori” i mesfushës së “bardhezinjve”, Adrien Rabio, me francezin që përfitoi nga një rrëmujë në zonën e vendasve në minutën e 9, ndërsa 11 minuta më vonë Rabio kësaj radhe shkaktoi 11-metërsh, me “bomberin” anglez, Markus Eduards që nga pika e bardhë nuk gaboi dhe ndëshkoi portierin Shezni, duke vendosur kështu dhe rezultatin përfundimtar të sfidës.

Kështu, pas ngjitjes në vendin e 3 në renditjen e Serisë A, Juventusi tashmë siguron dhe gjysmëfinalet e Ligës së Europës, teksa në raundin tjetër do të përballen me spanjollët e Sevijas në një sfidë që pritet të dhurojë vetëm spektakël.

Mbrëmje emocionesh në Europa League ku Mançester Junajtid ka marrë një leksion futbolli në Andaluzi, ku rekordmenët e këtij kompeticioni, Sevija, i shkatërroi me rezultatin 3-0.

Ndeshja më e dobët e skuadrës së Ten Hag këtë sezon, duke i dhënë lamtumirën kompeticionit që trajneri holandez e kishte vendosur në listën e prioriteteve.

Në gjysmëfinale, Sevija gjen Juventusin.

mançester junajtid sevija juventus liga e europës

Lini një Përgjigje