
Myrto Uzuni është padiskutim lojtari më i mirë i La Liga 2. Sulmuesi i Granadës po shijon një sezon fantastik, teksa ka shënuar plot 21 gola dhe po ndihmon skuadrën e tij të rikthehet sërish në elitën e futbollit spanjoll.
Megjithatë, rikthimi i Granadës apo jo, kjo s’ka shumë rëndësi, pasi ajo që është e sigurt është se Myrto Uzuni do të luajë në një nga kampionatet më të mira sezonin e ardhshëm. Performancat e tij kanë zgjuar interesin e disa ekipeve nga La Liga, Seria A, Bundesliga, Premier Liga apo edhe Katari.
Por, ditën e sotme është zbuluar emri i një prej ekipeve nga “Todofichajes”. Sevija është skuadra e interesuar për shërbimet e shqiptarit dhe në merkaton e verës do të provojnë ta marrin në skuadër për të zgjidhur problemin e golave që e kanë penalizuar këtë sezon.
Kujtojmë se Sevija është një skuadër që ka shkruar historinë në Europë duke fituar plot 5 herë Ligën e Europës dhe këtë sezon është në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Lini një Përgjigje