
Borusia e Dortmundit shpartalloi me rezultatin 6-0 Unionin e Berlinit mbrëmjen e sotme në duelin e vlefshëm për javën e 23 të Bundesligës, ku protagonist absolut u bë sulmuesi 28-vjeçar nga Guinea, Serhu Girasi, i cili shënoi plot 4 gola në minutat 40, 75, 80 dhe 83. Vlen të theksohet fakti se sfida u hap nga autogoli i Leite dhe u vulos nga goli i Beier në minutën e 89.
Për Dortmundin kjo ishte fitorja e 9 në 23 javë kampionat, duke u pozicionuar momentalisht në vendin e dhjetë. Ndërkohë që Girasi falë 4 golave të shënuar u ngjit në kuotën e 13 realizimeve në 20 ndeshje, 8 më pak se Herri Kejn që kryeson listën e golashënuesve.
Lini një Përgjigje