TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2025, 18:30

Lara Kolturi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës, skiatorja shqiptare rezultat fantastik në pistën e Sestriere (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e

Tjetër paraqitje e mirë për skiatoren shqiptare Lara Kolturi në garat e Kupës së Botës për femra në ski. Pas vendit të shtatë një ditë më parë në pistën e Sestriere, sot skiatorja kuqezi u klasifikua e gjashta në garën e sllallomit gjigand.

Pas zbritjes së parë, Kolturi u klasifikua e 12, me kohën 1’04”14. Zbritja e dytë ishte shumë më e mirë për skiatoren kuqezi, që fitoi gjashtë pozicione, duke përfituar edhe nga tërheqja e disa rivaleve gjatë garës.

Ajo dha kohën 1’06”33, duke u ngjitur në vendin e gjashtë me kohën e përgjithshme 2’10”44. Një paraqitje e shkëlqyer e 18-vjeçares kuqezi, që edhe këtë garë e mbylli brenda 10 më të mirave, siç po bëhet tashmë një traditë për të.

Pra, dy gara shumë të mira të Lara Kolturit në harkun kohor të 24 orëve, duke u konfirmuar një skiatore me shumë perspektivë. Këtë vit ajo ka arritur të ngjitet dy herë në podium në garat e Kupës së Botës, një sezon që po i afrohet fundit.

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje