TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2025, 16:37

Elbasani bashkëpunon me skuadrën e Champions League, takim “kokë më kokë” dhe i papritur mes 2 klubeve

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani bashkëpunon me skuadrën e Champions League, takim

Ditën e sotme është zhvilluar një takim “kokë më kokë” mes drejtuesve të klubit të Elbasanit dhe atyre të Bolonjës. Drejtori sportiv i verdhebluve ka qenë prezent në ambientet e klubit italian.

Aty, Elton Guranjaku është takuar me drejtorin sportiv të Bolonjës, Xhovani Sartori, skautin, Françesko Feliçi si dhe Drejtorin e Akademisë së Bolonjës, Lorin Margoto. Një bashkëpunim i papritur nga klubi shqiptar me atë italian.

Njoftimi i klubit të Elbasanit:

Eshte mbajtur nje takim ne ambjentet e klubit kuqeblu midis dy klubeve Elbasani dhe FC Bologna per nje bashkepunim ne te ardhmen, per shkembim eksperiencash ne sektorin e te rinjve, te trajnereve te moshave, si dhe ne skuadren e pare.

Falenderojme Drejtorin Sportiv Giovani Sartori, scoutin Francesco Felici si dhe Drejtorin e Akademise Bologna FC Flavio Loris Margotto per mikpritjen dhe urojme qe ky bashkepunim te jete i frytshme per te gjithe palet!

elbasani bolonja

Lini një Përgjigje