TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2025, 16:46

Asllani nuk po gjen minuta tek Interi, Njukasëlli gati t’i bëjë nderin e madh në jetë mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Asllani nuk po gjen minuta tek Interi, Njukasëlli gati t’i

“Teamtalk” raporton se ekipi i Premier Ligës, Njukasëll, ka vendosur emrin e Hakan Çalhanoglu të parin në listën për ta transferuar në merkaton e verës. “Qymyrxhinjtë” kërkojnë të forcojnë mesfushën me një lojtar me shumë përvojë dhe mesa duket turku është profili ideal për ta.

Njukasëlli do t’i dërgojë ofertën zyrtare Interit para se të hapet afati i merkatos verore, klubi anglez është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për mesfushorin turk, shifër e kënaqshme për klubin zikaltër.

Largimi i Çalhanoglu mund të jetë një lajm shumë i mirë për Kristjan Asllanin, elbasanasi mund të gjejë më shumë hapësira dhe mund të ketë më shumë minuta në dispozicion në rast largimi të mesfushorit turk.

Tek Interi gjithmonë e kanë vlerësuar si një lojtar premtues Asllanin, por trajneri Simone Inzagi duket sikur nuk ka shumë besim te këmbët e shqiptarit.

Largimi i Çalhanoglu mund ta bëjë Inzagin të ndryshojë mendje dhe t’i besojë më shumë Asllanit. Mesfushori i Shqipërisë do të kishte më shumë minuta lojë në dispozicion dhe sigurisht më shumë përgjegjësi.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter njukasëll

Lini një Përgjigje