
Besnik Hasi pati një mbrëmje aspak të këndshme dje, ndërsa Meshelen barazoi përballë St. Truiden 1-1.
Trajneri shqiptar u filmua duke humbur toruan, teksa i drejtohej një tifozi në shkallët e stadiumit. Duhej ndërhyrja e lojtarëve dhe stafit, për të mos lejuar përplasjen e Hasit që disa herë tentoi të afrohej më tepër me tribunën.
Pas ndeshjes, Hasi deklaroi:
“Tifozët kanë të drejtë. Nuk luajtëm mirë sot dhe rrjedhimisht nuk jemi mirë as përsa i përket pikëve. Por mendoj se duhet të qëndrojmë bashkë, nuk ka rrugë tjetër.
Nëse vendos presion te skuadra, nuk na ndihmon. Tifozët kanë gjithmonë të drejtë. Ata na mbështesin neve, edhe kur nuk po luajmë mirë”, u shpreh tekniku 53-vjeçar.
Besnik Hasi është në krye të skuadrës belge prej nëntorit të vitit 2023. Kontrata e 53-vjeçarit ka vlerë deri në verën e vitit 2026.
Lini një Përgjigje