
Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 26 të Serisë A.
Venecia e cila renditet në vendin e 19 ka bërë befasinë duke ndalur Lacion e Elseid Hysajt që ndodhet në vendin e 4. Ndeshja është mbyllur në barazimin pa gola.
Nga ana tjetër, Parma ka mposhtur me 2 gola Bolonjën që renditet në vendin e 8. Golat u shënuan nga Boni me penallti në minutën e 37 dhe Sohm në minutën e 78.
Lini një Përgjigje