TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2025, 20:06

Torino zhyt Milanin akoma edhe më shumë në krizë, kuqezinjtë humbasin shansin për t’iu afruar zonës Champions

Shkruar nga Pamfleti

Torino zhyt Milanin akoma edhe më shumë në krizë,

Milani po kalon periudhën më të vështirë këtë sezon. Eliminimi nga Champions ka krijuar një situatë të nderë te kuqezinjtë, ku shumica e lojtarëve duket sikur nuk kanë fare motivim në fushë.

Në sfidën e vlefshme për javën e 26 në Serinë A, kuqezinjtë u mundën 2-1 në Torino. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e pestë. Një keqkuptim mes Menjo dhr Çau, bëri që topi të përfundonte në rrjetë.

Në minutën e 30, kuqezinjtë fituan penallti pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga ana e lojtarit të Torinos, por Kristian Pulisiç gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Amerikani njihet për saktësinë nga pika e bardhë, sot ishte penalltia e parë e humbur në karrierën e tij, ku 12 penalltitë e tjera i ka ekzektuar saktë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Torinos.

Milan barazoi shifrat me Tixhani Rejnders në minutën e 74, holandezi përfitoi nga një top i kthyer nga kundërshtari brenda zonës dhe e dërgoi atë në rrjetë.

Gëzimi i kuqezinjve zgjati shumë pak, Torino shënoi golin dytë në minutën e 76, ku Gvidas Gineitis përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Milanit pas një faulli dhe dërgoi topin në rrjetë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

 

 

milan torino seria

Lini një Përgjigje