TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2025, 19:24

Leverkuseni bën për “aspirina” Kielin e vendit të fundit, skuadra e Alonsos ‘kërcënon’ Bajernin për titullin

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni bën për “aspirina” Kielin e vendit të

Bajer Leverkusen mposhti Holstein Kiel me rezultatin 2-0 në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin ‘Holstein-Stadion’, në Kiel. “Aspirinat” shënuan dy gola të shpejtë, duke siguruar tri pikë të rëndësishme.

Golin e parë për miqtë e realizoi Patrik Shik, në minutën e nëntë, ndërsa në fundin e pjesës së parë thelloi diferencën në 0-2 Adli. Pavarësisht përpjekjeve të Kielit për t'u rikthyer në lojë, ata nuk arritën të shënonini, dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Leverkusenit.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso ngushton në pesë pikë diferencën me Bajernin e Mynihut, por kryesuesit e Bundesligës kanë shansin të marrin tri pikë në këtë javë në ndeshjen e kësaj të diele kundër Frankfurtit.

bajer leverkusen holstein kiel bundesliga

Lini një Përgjigje