TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2024, 17:48

Transferimi i Nejmar te PSG hyri në histori si më i shtrenjti i të gjitha kohërave, Ministria e Financave në Francë nën hetim për korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

Transferimi i Nejmar te PSG hyri në histori si më i shtrenjti i

Transferimi i sulmuesit Nejmar te PSG ka hyrë në histori si më i shtrenjti i të gjitha kohërave, pasi parisienët paguan 222 milionë euro për të marrë futbollistin nga radhët e Barcelonës në vitin 2017. Por tashmë dyshohet se për të bërë të mundur këtë transferim, ata morën një ndihmë jo të vogël nga Ministria e Financave në Francë, që i bëri disa lehtësime fiskale klubit, duke i bërë të mundur që të paguante këtë shifër stratosferike për brazilianin.

Hetimet kanë nisur që në muajin shtator të vitit 2022, por raportohet se tashmë hetuesit kanë sekuestruar dokumentacionin e plotë nga Ministria. Forcat e policisë anti-korrupsion dhe të mashtrimit financiar, kanë kontrolluar zyrat e ministrisë dhe drejtorit të përgjithshëm të Departamentit të Financave Publike. Hetimi kishte nisur në vitin 2022, pasi ish-drejtori i marrëdhënieve me publikun i PSG-së, Zhan-Marsial Ribes, akuzohet se ka përdorur influencën e tij për të thyer ligjin.

Aktualisht, është nën hetim Hyge Renso, ish-zëvendës-presidenti i Këshillit Kombëtar të Francës dhe nëse ky i fundit u mundua që të siguronte “benefite mbi taksat” nga qeveria për PSG-në për të lehtësuar transferimin prej 222 milionë eurosh. Sipas AFP, dyshohet se Renso mund të ketë bërë të ashtuquajturin “trafikim influence” për të bërë më të thjeshtë kalimin e Nejmarit në Francë dhe për t’i kursyer klubit parisien disa milionë euro.

nejmar psg ministria e financave në francë

Lini një Përgjigje