TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2024, 16:55

Broja, ylli që kërkohet nga skuadrat “BIG”, në skenë për sulmuesin shqiptar del edhe Bajerni i Mynihut

Shkruar nga Pamfleti

Broja, ylli që kërkohet nga skuadrat “BIG”, në

Armando Broja duket se nuk është më në planet e Mauricio Poçetinos, me Çelsin që tashmë është i gatshëm ta shesë sulmuesin shqiptar dhe është në pritje të ofertave.

Interes të lartë për 22-vjeçarin kuqezi ka nga Premier Liga, me Uest Hemin që është në “pole-position”, por dhe Fulhemi e Ullvërhemptoni që kanë shfaqur interesin e tyre për të.

Gjithsesi, “Mirror” ka zbuluar një lajm të bujshëm së fundmi, duke theksuar se në pistën e Brojës është lakuar dhe emri i Bajernit të Mynihut.

Bavarezët duket se janë në kërkim të një sulmuesi që të shihet si zëvendësuesi i Herri Kejn dhe duket se 22-vjeçari shqiptar shihet si një opsion i duhur për ta bërë këtë gjë.

Skuadra e drejtuar nga tekniku argjentinas, Mauricio Poçetino ka bërë me dije se për të lënë të lirë Brojën kërkon 50 milionë sterlina (60 milionë euro).

Armando Broja u rikthye pak kohë më parë nga një dëmtim i gjatë dhe këtë sezon ka luajtur në total 17 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola. Shqiptari nuk ka luajtur shumë ndeshje si titullar dhe shpesh është zëvendësuar, por disa herë ka bërë paraqitje të mira.

Për Brojën janë të interesuar edhe në Itali, Portugali dhe Angli, por të gjitha skuadrat që dëshirojnë shërbimet e shqiptarit duhet të paguajnë 50 milionë stërlina te Çelsi.

armando broja sulmuesi kuqezi bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje