
Rei Manaj mbetet sulmuesi shqiptar i momentit në arenën ndërkombëtare. Sulmuesi i Kombëtares po shkëlqen këtë sezon në Turqi, duke lënë pas dëmtimet që e kanë penguar shumë në karrierë në sezonet e fundit.
Manaj ka shënuar sot golin e 12 sezonal me Sivasporin, pikërisht në Kupën e Turqisë ndaj Keciorenuçu, ku fituan në shifrat 3-2. Manaj hyri në fushë në minutën e 60 dhe në minutën e 81 shënoi golin e tretë për Sivasporin, që rezultoi edhe goli i kualifikimit. Manaj realizoi me një gjuajtje perfekte nga jashtë zonës duke kaluar kështu Sivasporin në 1/8 e Kupës së Turqisë.
Lushnjari, që tashmë ka futur seriozisht në mendime edhe trajnerin Silvinjo, ka gjetur sot golin e 12 turk këtë edicion.
Me këtë paraqitje padyshim që trajneri i Kombëtares Silvinjo do ta ketë në konsideratë sulmuesin lushnjar, i cili me shumë gjasa mund të kthehet te kuqezinjtë në turneun e muajt mars që Shqipëria do të zhvillojë në Algjeri.
GOL | ????⚪ Sivasspor 2 – 2 Keçiörengücü ????⚪
— A Spor (@aspor) January 18, 2024
⚽️ 65' Dembele (P)#ZTK pic.twitter.com/9Q1lSurESD
GOL | ????⚪ Sivasspor 3 – 2 Keçiörengücü ????⚪
— A Spor (@aspor) January 18, 2024
⚽️ 82' Manaj#ZTK pic.twitter.com/qyd0u3aVVo
Lini një Përgjigje