TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2024, 19:41

“Jam komik dhe argëtues”, intervista ndryshe e Rrahmanit: Kam idhull Henrin, e dua muzikën

Shkruar nga Pamfleti

“Jam komik dhe argëtues”, intervista ndryshe e Rrahmanit: Kam

Napoli do të përballet nesër ndaj Fiorentinës në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, takim ky që do mbahet në KSU Stadium (Riyadh). Mbrojtësi shqiptar i skuadrës së Napolit, Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë nga Arabia Saudite, ku ka zbuluar pak për veten e tij.

Si shkoi rruga deri në Arabinë Saudite?

Rrahmani: “Udhëtimi ishte i gjatë, por i bukur”

– A është kjo hera e parë që vjen në Arabinë Saudite?

Rrahmani: “Po, është hera e parë për mua”

– Çfarë kënge dëgjon para një ndeshjeje të madhe?

Rrahmani: “Ka këngë të shumta që më pëlqejnë sepse e dua muzikën, por do të thosha, njëra prej tyre është Travis Scott – I know”

– Kush ishte idhull i yti kur ishe fëmijë?

Rrahmani: “Ishte Tierri Henri”

– Cilat sporte i përcjell përpos futbollit?

“Më pëlqejnë sportet. E ndjek basketbollin, tenisin, po ashtu edhe Formula 1”

– Përshkruaje veten me një fjalë!

Rrahmani: “Komik/argëtues”

 

amir rrahmani mbrojtësi shqiptar napoli

Lini një Përgjigje