TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2024, 19:13

Arrestohet vëllai i Antonio Kasanos, 52-vjeçari pjesë e një bande të specializuar për vjedhjet e shtëpive

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet vëllai i Antonio Kasanos, 52-vjeçari pjesë e

Xhovani Kasano, vëllai i ish-sulmuesit të Romës, Realit të Madridit, Sampdorias, Milanit dhe Interit, Antonio, u arrestua së bashku me shtatë persona të tjerë nga Forcat Ordie në Bari. Shkaku? Ishte anëtar i një bande të specializuar për vjedhjet e shtëpive.

Lajmi u raportua nga La7, bashkë me mënyrat se si vepronte banda, pjesë e së cilës ishte Xhovani Kasano. Grabitësit përdornin çelësat e vjedhur ose të riprodhuar falë bashkëpunimit të pronarit të një dyqani harduerësh. Këtij të fundit i dërgoheshin fotot e çelësave për t’i dublikuar.

Xhovani Kasano, 52-vjeç, tetorin e kaluar iu sekuestruan pasuri me vlerë rreth një milion euro, produkt i një sërë aktivitetesh të paligjshme, duke përfshirë vjedhjet, marrjen e mallrave të vjedhura, grabitjet dhe zhvatjet. Në këto grabitje ai përdorte edhe armët

xhovani kasano vëllai i antonio kasanos

Lini një Përgjigje