
Stiven Shpendi është me një këmbë jashtë Empolit. Klubi i Serisë A emëroi në stol Davide Nikolën në vend të Aurelio Andreacolit. Tashmë trajneri i ri është në kërkim të një sulmuesi të fortë, duke bërë që talentet e klubit të huazohen në klube të tjera.
Për këtë, sulmuesi i Kombëtares U-21, Shpendi mund të kalojë te Piza, e cila është në bisedime. Veç tyre edhe Sampdoria që drejtohet nga Andrea Pirlo më herët ka treguar interes për të.
Piza duket më e gatshme për ta marrë në ekip Shpendin, duke qenë se drejtor sportiv në këtë ekip është ish-i i Çezenës, Stefaneli. Shpendi vlen 2 milionë euro dhe ka kontratë me Empolin deri në verën e vitit 2026.
Lini një Përgjigje