TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2024, 15:51

Rezultat historik për Lara Kolturin! Skiatorja shkruan historinë në Botërorin e skive: Kisha ndjesi të mira që në stërvitje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rezultat historik për Lara Kolturin! Skiatorja shkruan historinë

Lara Kolturi, skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, ka regjistruar rezultatin e saj më të mirë në garat e Kupës së Botës. Në garën e sllallomit zhvilluar në pistën e Flachau, në Austri, ajo u klasifikua në vendin e 9.

Jam shumë e lumtur për këtë garë pasi që në stërvitje kisha ndjesi të mira. Ia dola t’i kem edhe në garë. Në zbritjen e parë i kuptova shenjat e mira, ndërsa të dytën u përpoqa ta shijoja në maksimum dhe rezultati erdhi,”-u shpreh Lara Kolturi, skiatore e Shqipërisë pas garës.

Ky rezultat është më i miri për 17-vjeçaren, teksa për herë të parë në karrierë renditet brenda “top-10” skiatoreve më të mira në Kupën e Botës.

Me këtë rezultat historik, Lara Kolturi konsolidon renditjen në 30 më të mirat e kampionatit botëror, ndërsa do rikthehet të garojë sërish në datat 20-21 janar në Jansa të Sllovenisë. 17-vjeçarja do të marrë pjesë në dy disiplinat e skive, në Sllallom dhe Giant Sllallom.

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje