TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2024, 22:49

Juventusi nuk i ndahet Interit, “likuidon” Sasuolon dhe i ushtron presion kryesuesve, Vlahoviç dhuron spektakël

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi nuk i ndahet Interit, “likuidon” Sasuolon dhe i ushtron

Juventusi bën…Juventusin. Bardhezinjtë koleksionuan fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke shkuar në vetëm -2 pikë nga Interi kryesues. Ekipi i Masimilliano Alegrit kaloi 3-0 Sasuolon, në një sfidë spektakolare në Torino. Sulmuesi serb Dushan Vlahoviç udhëhoqi “Zonjën e Vjetër” në këtë takim, teksa realizoi një gol fantastik në minutën e 14.

Goli i dytë mban firmën e të njëjtit autor. Një ekzekutim perfekt i Vlahoviç në minutën e 37 mahniti të pranishmit në stadium, portieri Konsili përsëri nuk mundi të bënte asgjë.  Në fund, Kieza thelloi shifrat.

Trajneri i skuadrës nga Rexhio Emilia, Dionisi vendosi të mos aktivizojë titullarë mesfushorin shqiptar, Nedim Bajrami. Me këtë disfatë, Sasuolo renditet në vendin e 14. Juventusi mban vendin e dytë me 49 pikë, mbetet rivali kryesor i Interit, në garën për titullin kampion në Serinl A.

 

 

juventus sasuolo seria a

Lini një Përgjigje