TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2024, 21:59

“Falënderoj Shqipërinë”, sulmuesi që u transferua me bujë te Dinamo e Zagrebit: Nuk e kam vendosur ende për cilën kombëtare do të luaj

Shkruar nga Pamfleti

“Falënderoj Shqipërinë”, sulmuesi që u

Arbër Hoxha u transferua nga Slaven Belupo te Dinamo e Zagrebit. Sulmuesi 25-vjeçar është në dilemë sa i përket zgjedhjes, për cilën përfaqësuese do të luajë, Kosovën apo Shqipërinë. Hoxha, së fundmi u shpreh se ende nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do veshë fanelën kuqezi apo apo atë të “Dardanëve”.

“Nuk e kam menduar atë pjesë, por e falënderoj Kombëtaren shqiptare. Ata më kontaktuan edhe sa isha pjesë e Slaven Belupos edhe më dhanë pasaportën shqiptare.

Por, ende nuk e kam marrë vendimin për të luajtur për Kombëtaren. Tani jam duke e shijuar momentin këtu ku gjendem. Mbetet për të punuar shumë dhe me korrë suksese me Dinamon” – tha Arbër Hoxha për emisionin “Favorit” në T7.

arbër hoxha sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje