TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2024, 19:17

115 shkelje të “Fair Play-t” Financiar nga Mançester Siti, gjyqi për fituesit e ‘Tripletës’ nis vjeshtën e këtij viti

Shkruar nga Pamfleti

115 shkelje të “Fair Play-t” Financiar nga Mançester

Mançester Siti mori një goditje të madhe shkurtin e kaluar, me “Qytetarët” që u denoncuan për 115 shkelje të “Fair Play”-t Financiar.

Pas dënimit të Evertonit dhe Notinghem Forest, duket se tashmë Premier Liga do të nisë punën për të investiguar ngjarjen dhe me fituesit e “Tripletës”.

Siç raportojnë mediat britanike, gjyqi mbi Mançester Sitin do të nisë në vjeshtën e këtij viti dhe për fatin e tyre duhet të presin deri në verën e vitit 2025.

Këto shkelje kanë filluar që nga sezoni 2009-2010 dhe nëse Siti shpallet fajtor, atëherë dënimet mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga heqja e pikëve e deri nga heqja e titujve të fituar nga viti 2012 deri në vitin 2018.

mançester siti fair play financiar

Lini një Përgjigje