TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2024, 18:15

Mesfushori shqiptar protagonist në Itali, realizon supergol në Serinë C dhe feston me shqiponjë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar protagonist në Itali, realizon supergol në

Mesfushori shqiptar, Erald Lakti realizoi një gol mjaft të bukur me fanelën e Arzinjanos në duelin ndaj Mantovës, të vlefshme për javën e 21 që përfundoi në barazim 1-1. Goli i 24-vjeçarit shqiptar i dhuroi një pikë të artë skuadrës së tij në këtë transfertë delikate.

Më një të djathtë të saktë nga jashtë zonës, Lakti e dërgoi topin në cepin e portës, teksa nuk mungoi festa me shqiponjë. Ky ishte goli i tretë në 19 ndeshje për shqiptarin i cili po shndërrohet në protagonist me skuadrën e tij.

Në 21 javë, Arzinjano e Laktit ka grumbulluar 27 pikë, duke u renditur në 12, ndërkohë që Mantova është kryesuese e Grupit A në Serinë C me 51 pikë, 7 më shumë se ndjekësit e Padovës.

erald lakti mesfushori shqiptar seria c

Lini një Përgjigje