TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2024, 17:05

Jasir Asani “vret frikën”, idhulli i tifozëve kuqezi zbulon për herë të parë imazhin e të dashurisë së tij (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Jasir Asani “vret frikën”, idhulli i tifozëve kuqezi

Viti 2023 do të mbetet i paharruar për Jasir Asanin, pasi realizoi ëndrrën e fëmijërisë, duke u bërë pjesë e Kombëtares shqiptare, si dhe falë golave të tij spektakolarë, kontribuoi në kualifikimin e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë.

Jasir Asani “vret frikën”, idhulli i tifozëve kuqezi

Por duket se viti i shkuar i ka sjell fat futbollistit nga Shkupi edhe në sferën e dashurisë, pasi ka gjetur njeriun e zemrës. Është përfolur prej kohësh lidhja e re dashurore e Jasirit, por ai është munduar që t’ia ruajë identitetin të njeriut të zemrës, ku ka publikuar vetëm foto me shpinë. Por duket se Jasirit i ka dalë turpi dhe e ka “vrarë frikën” pas mesnate, ku më në fund ka dalë zbuluar me të dashurën e tij.

Ai ka postuar pas mesnate në Instagram foton me të dashurën në shkallët e stadiumit duke ndjekur një ndeshje futbolli. Jasiri ka treguar romanticitetin e tij duke e shoqëruar foton me emoj zemrash.

Jasir Asani “vret frikën”, idhulli i tifozëve kuqezi

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje