TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2024, 17:27

“Gjithmonë e më i mirë”, Granit Xhaka reagon pas çmimit të fituar: Jam si vera e kuqe

Shkruar nga Pamfleti

“Gjithmonë e më i mirë”, Granit Xhaka reagon pas

Granit Xhaka u shpall lojtari më i mirë i Zvicrës për vitin 2023. Në ceremoninë e mbajtur në Bern, Xhaka u shpreh se sa më shumë vitet kalojnë, aq më shumë përmirësohet. Gjithashtu, mesfushori tregoi për ndjesitë e para te Leverkuseni.

Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza. Nëse, si unë në Londër, ju shajnë mbi 60,000 njerëz në stadium. Sapo hyra në dhomën e zhveshjes ditën e parë, ndjeva: Ky është një ekip i mirë, një shpirt i mirë ekipor. Ne gjithashtu kemi një trajner fantastik në Xabi Alonso.

Edhe pse gruaja ime është nga Dyseldorfi, ajo ishte kundër që ne të largoheshim nga Londra. Sigurisht, kjo i bëri gjërat edhe më të vështira. Gjithsesi, nuk është e lehtë të largohesh nga ky qytet i madh pas shtatë vitesh. Leverkusen më ofroi një kontratë afatgjatë. Dhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë siç kanë shkuar, padyshim që ishte vendimi i duhur.

Në Angli kam mësuar shumë përsa i përket mentalitetit. Unë jam 31 vjeç tani, jo më i riu. Por unë jam si vera e kuqe – gjithmonë më mirë”.

A do të thotë kjo se tifozët në Basel mund të shpresojnë për një rikthim në fund të karrierës së tyre?“Kur të mbarojë kontrata ime me Leverkusenin, do të jem gati 36 vjeç. Le të shohim nëse kam akoma dëshirë të luaj futboll. Por të luaj sërish bashkë me Taulantin me fanellën e Baselit është një ëndërr. Dhe deri më tani pothuajse të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar.

Titullin e kampionit në Gjermani apo Kampionatin Evropian? Eh, pyetje e vështirë! Le ta themi kështu: Nëse do të kisha një nga titujt me siguri, do të firmosja menjëherë”, përfundoi Xhaka

granit xhaka mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje