TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2024, 15:28

Armando Broja bëhet “ujk”, sulmuesi kuqezi në radarët e rivalëve të Çelsit, zbehet pista e Uest Hemit

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja bëhet “ujk”, sulmuesi kuqezi në radarët

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë tek Ullverhemptoni, po në Premier Ligë.

Drejtuesit e “Ujqërve” kanë identifikuar sulmuesin shqiptar si profilin e duhur për të përforcuar sulmin në këtë merkato janari, duke i bërë konkurrencë Fulhemit.

Por gjithçka do të varet nga përforcimet që do të bëjë Çelsi, pasi drejtuesit janë të pakënaqur nga reparti i avancuar. Ata kërkojnë një “bomber” të konfirmuar (mund të jetë edhe Benzema, marrëdhënia e të cilit me Al-Itihad është thyer plotësisht).

Rikujtojmë që Broja ka bërë 17 paraqitje për Çelsin në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, duke shënuar dy herë.

 

armando broja sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje