
Ermir Lenjani është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Shafhauzen në Zvicër.
34-vjeçari ka qenë pa skuadër në gjysmën e parë të sezonit, teksa së fundmi është prezantuar në klubin zviceran, ku drejtor sportiv është ish-futbollisti shqiptar i Zvicrës, Admir Mehmedi.
Më parë në Zvicër, Lenjani ka luajtur dhe për Uinterthurin, Grasshopers, St. Gallen dhe Sion, teksa skuadra e tij e fundit ishte Umranijespori i Turqisë.Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi anësor ka veshur edhe fanelat e Ren dhe Nantes në kampionatin francez
“Ai është një top profesionist absolut me një mentalitet të jashtëzakonshëm. Me të mund të shpresojmë për shumë dinamizëm në krahun e majtë” – Tha drejtori sportiv, Admir Mehmedi.
Lini një Përgjigje