TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2024, 16:33

“Lojtari më i mirë zviceran për vitin 2023”, Granit Xhaka fiton çmimin prestigjioz në Zvicër, por vëmendjen e merr partnerja

Shkruar nga Pamfleti

“Lojtari më i mirë zviceran për vitin 2023”, Granit

Federata Zvicerane e Futbollit ka “dekoruar” Granit Xhaka në kategorinë: “Lojtari më i mirë zviceran për vitin 2023”. Mesfushori me origjinë kosovare ia ka dalë të bëjë të tijin këtë trofe pas një sezoni fantastik me ngjyrat e Leverkusenit, shto këtu edhe gjysmën e parë të vitit me Arsenalin në Angli.

“Lojtari më i mirë zviceran për vitin 2023”, Granit

Por ajo që ka tërhequr me tepër vëmendjen ka qenë partnerja e tij, Leonita Lekaj Xhaka. Ajo mbante të veshur një fustan të zi, i cili tregonte linjat fantastike në tapetin e kuq.

“Lojtari më i mirë zviceran për vitin 2023”, Granit

Leonita ka lindur në Prishtinë, por familja e saj është shpërngulur në Gjermani, aty ku u njoh edhe me Granitin. Në korrik të vitit 2017 ata kurorëzuan martesën dhe janë prindër të dy vajzave.

“Lojtari më i mirë zviceran për vitin 2023”, Granit

 

 

federata zvicerane e futbollit granit xhaka mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje