
Interesimi për sulmuesin shqiptar Armando Broja është rritur ndjeshëm. 22-vjeçari luan me Çelsin në Premier Ligë, por ka kërkesa edhe nga skuadra të tjera. Uest Hemi, Fulhemi dhe Ullverhemptoni janë vënë në gjurmët e shqiptarit, por për këto skuadra nuk do të jetë e lehtë.
Skuadra e drejtuar nga tekniku argjentinas, Mauricio Poçetino ka bërë me dije se për të lënë të lirë Brojën kërkon 50 milionë stërlina. Lajmin e konfirmoi “Daily Telegraph”, që tha se Çelsi u ka bërë me dije klubeve të interesuara se nuk do ta lërë kollaj sulmuesin shqiptar, që ka një kontratë deri në vitin 2028 me londinezët.

Armando Broja u rikthye pak kohë më parë nga një dëmtim i gjatë dhe këtë sezon ka luajtur në total 17 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola. Shqiptari nuk ka luajtur shumë ndeshje si titullar dhe shpesh është zëvendësuar, por disa herë ka bërë paraqitje të mira.
Për Brojën janë të interesuar edhe në Itali e Portugali, por të gjitha skuadrat që dëshirojnë shërbimet e shqiptarit duhet të paguajnë 50 milionë stërlina te Çelsi.
Lini një Përgjigje