
Trazirat kanë përfshirë edhe futbollin anglez gjatë ditës së sotme. Tifozët e skuadrës së Redingut në Ligën 1 organizuan një pushtim masiv të jashtëzakonshëm në fushë për të protestuar kundër pronarit kinez, Dai Jongi, duke çuar në braktisjen e ndeshjes, ndonëse klubi i goditur ju lut mbështetësve të dilnin nga terreni.
Ndeshja e Redingut në “League One” kundër Port Vale u braktis pasi tifozët organizuan një pushtim masiv në fushë për të protestuar kundër pronarit të klubit Dai Jongi.
Pushtimi i fushës ndodhi në minutën e 16 të ndeshjes, kur rezultati ishte 0-0. Zgjodhën pikërisht këtë minutë, pasi 16 janë pikët që Redingut i janë zbritur në klasifikim për problemet financiare.
Pamjet nga tribuna treguan qindra tifozë që pushtonin fushën e lojës, duke hedhur më parë topa tenisi.
Brilliant to see the travelling Port Vale fans in support of the Reading fans' pitch protest today!
— Footy Accumulators (@FootyAccums) January 13, 2024
????????????
???? @TommieC98 pic.twitter.com/ZK2vB7CR2D
Lini një Përgjigje