TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Janar 2024, 18:05

Leverkuseni shpallet kampion i dimrit, Augsburgu bën për “aspirina” ekipin e Çabi Alonsos

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni shpallet kampion i dimrit, Augsburgu bën për

Leverkuseni vuan por fiton në “frymën e fundit” ndaj Augsburgut. “Aspirinat” iu falën golit të Palacios në shtesë, për t’u shpallur “Kampionë Dimri”. Ekipi i Çabi Alonsos realizoi edhe në minutën e 72, por goli i Tietz u konsiderua pozicion jashtë loje.

Me këtë rezultat, Leverkuseni kryeson me 45 pikë, 4 më shumë se Bajerni i Mynihut që ka një ndeshje më pak, atë ndaj Unionit të Berlinit, ndeshje e cila u shty për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Në krahun tjetër, Augsburgu endet në mesin e tabelës.

Në ndeshjet e tjera të kampionatit gjerman, Këlni barazoi 1-1 me Heidenheimin, Unioni i Berlinit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Frajburgut, ndërsa Frankurtoi mundi 0-1 Lajpcigun.

bajer leverkusen bundesliga augsburg

Lini një Përgjigje