
Napoli ka marrë një fitore dramatike 2-1 në shtëpi kundër Salernitanës në javën e 20 të Serisë A.
Një fitore që ka ardhur pas dy humbjeve dhe një barazimi në tri ndeshjet e fundit të kampionatit dhe që i afron kampionët me zonën Champions.
Ishte Salernitana që goditi e para në stadiumin “Maradona”, duke kaluar në avantazh në minutën e 29 me një gol të mrekullueshëm të Kandrevës, i cili mposhti portierin kundërshtar me një goditje perfekte nga jashtë zonës.
Kundërpërgjigjja e Napolit erdhi në fundin e pjesës së parë. Skuadra e Maxarrit barazoi shifrat me një penallti të Politanos, të akorduar pas ndërhyrjes së VAR-it.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim erdhi goli i Rrahmanit që i dhuroi tri pikë shumë të rëndësishme ekipit dhe që bëri të çmendej stadiumi “Maradona”.
Lini një Përgjigje