
Bajerni i Mynihut ia ka dalë të triumfojë përballë Hofenheimit në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Bundesligës. Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena”, përfundoi me fitoren e bavarezëve me rezultatin e pastër 3-0
Protagonistët absolutë të kësaj ndeshjeje ishin padyshim dyshja Musiala-Sane. Jamal Musiala gjeti rrugën e rrjetës dy herë, përkatësisht në minutat 18 dhe 70. Teksa në të dy këto gola, ishte Leroi Sane ai që asistoi. Për golin e tretë mendoi Herri Kejn në minutën e 90 të sfidës.
Pas kësaj fitore, bavarezët renditen në vendin e dytë në kuotën e 41 pikëve, 1 më pak se kryesuesit e Bajer Leverkusen, ndërsa Hofenheimi merr një disfatë që e lë në vendin e shtatë të renditjes me 24 pikë.
Lini një Përgjigje