TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2024, 21:31

Talenti shqiptar edhe më pranë skuadrës së Serisë A, rriten shanset e transferimit të djalit të Rudi Vatës te Bolonja

Shkruar nga Pamfleti

Talenti shqiptar edhe më pranë skuadrës së Serisë A,

Një eliminim fatkeq në Kupën e Italisë, me penallti ndaj Fiorentinës, Bolonja pati një rënie të lehtë në ndeshjet e fundit. Por, ngushëllimin klubi i Serisë A kërkon ta gjejë në merkato dhe nuk do që të mbetet pas skuadrave të tjera.

Dy përforcime flitet për trajnerin Tiago Mota, një qendërmbrojtës i talentuar nga Partizani i Beogradit Mihajlo Iliç dhe tjetra është Roko Vata.

Mesfushori i talentuar me tipare sulmuese është shumë afër kalimit te Bolonja, ashtu siç bëhet e ditur nga mediat pranë klubit. Ndërkohë te Sëlltiku, trajneri Brendan Roxhers për “footballinsider” ka pranuar se klubi i tij është i detyruar të shesë disa lojtarë për shkak të mbipopullimit që ka në ekip. Kështu Vata është shumë pranë kalimit në kampionatin italian.

bolonja roko vata

Lini një Përgjigje