TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2024, 20:58

“Ishte dinakëri, lëreni të largohet”, zbulohen dialogjet në VAR tek episodi më i diskutuar në Inter-Verona: Më pa dhe më pas u hodh sërish

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte dinakëri, lëreni të largohet”, zbulohen

Është dikush në tokë… Jo, prit. Vërshëlle, vërshëlle për hir të qiellit.” Kështu nis, jo tamam në mënyrat më të qeta, dialogu për ndërhyrjen e Alesandro Bastonit ndaj Ondrej Dudas në ndeshjen e fundit Inter- Verona në Serinë A, mosakordimi faull i të cilit u konsiderua një gabim i rëndë nga përgjegjësi i arbitrave Xhanluka Roki në konferencën e sotme për shtyp.

Në këtë konferencë, u zbuluan edhe dialogjet mes Majkëll Fabri, gjyqtarit të fushës dhe VAR-it, Luixhi Naska, si dhe AVAR-it, Rodolfo Di Vuolo.

Dialogu: Mes disa debateve, Naska dhe Di Vuolo studiojnë veprimin dhe aksionin: “Dua të shoh se çfarë ndodhi, gjithçka fillon nga këtu – thotë Naska – ndoshta mund ta shihni lojtarin që bie”.

Referenca është pikërisht kontakti Bastoni-Duda, i cili nuk do të gjykohet se do të çojë në anulimin e golit të mëpasshëm të Davide Fratezit. Ndërkohë, në fushë arbitri Fabri përballet me lojtarët e Veronës, të cilët protestojnë: “Lërini të largohen (ndoshta i referohet kapitenit Skaliger), ai u ngrit, më pa dhe më pas ra sërish. Ai ngrihet, shikon te ne dhe pastaj ulet përsëri, kjo është dinakëri.”

Biseda VAR vazhdon me Naskan duke rishikuar të gjithë aksionin: “Më lejoni të rishikoj gjithçka. Nuk ka pozicion të parregullt. Shko, shko, shko, shko. Tani më lër ta rishikoj. Këtu është gjithçka e rregullt. Nuk ka offside

Më pas biseda përfundon me komunikimin përfundimtar nga Naska te Fabri: “Majkëll, gol i rregullt, gol i rregullt”.

inter-verona majkëll fabri

Lini një Përgjigje