
I gjithë fokusi tek Armando Broja. Çelsi zbret në fushë këtë të shtunë në “Stamford Bridge”, ku pret Fulhamin në derbin e Londrës në kuadër të javës së 21 të Premier Ligës.
Sulmuesi kuqezi luajti vetëm në pjesën e dytë në ndeshjen e parë kundër Midëllsbrout, të cilën “Blutë e Londrës” e humbën me rezultatin minimal 1-0.
Klubi londinez ka publikuar në platformën X një kolazh pamjesh që kishin në fokus përgatitjen e sulmuesit kuqezi këtë të premte, një ditë para takimit me Fulhamin.
Tek Çelsi, ku mungesat në majën e sulmit janë të ndjeshme, presim shpërthimin e Brojës, i cili hapi serinë e golave në ndeshjen e FA Cup, kundër Prestonit (4-0), më 6 janar.
Lini një Përgjigje