TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2024, 16:20

Ardian Ismajli si Virgjil Van Dajk, “Sofascore” nxjerr statistikat e sezonit për të padriblueshmin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Ardian Ismajli si Virgjil Van Dajk, “Sofascore” nxjerr statistikat e

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është një nga lojtarët kuqezi që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Europë përgjatë këtij sezoni. Paraqitja e shkëlqyer e tij në klubin e Empolit ka marrë më në fund vlerësimin e duhur.

Sipas statistikave të nxjerra nga uebsajti i specializuar për statistika “Sofascore”, mbrojtësi kuqezi, është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani në sezonin futbollistik 2023-2024. Së bashku me të, në listën e publikuar nga Sofascore renditet edhe futbollisti i Liverpulit, Virgjil Van Dajk.

Një lajm i shkëlqyer ky jo vetëm për Ardian Ismajlin, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Ismajli ka treguar një formë fantastike jo vetëm në radhët e Empolit, por edhe në radhët e Kombëtares shqiptare, ku ishte padyshim një nga më të mirët në fushë.

ardian ismajli qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje