
Pas rikthimit të Zhadon Sanços, Dortmundi kërkon të tjera përforcime në sulm. Sipas asaj që shkruan “derwesten.de”, klubi gjerman ka identifikuar Edon Zhegrovën si një futbollist i cili mund të jetë i nevojshëm për skemat e trajnerit Edin Terziç. 24-vjeçari luan prej katër sezonesh te Lila dhe në Ligën 1 në kampionatin francez numëron 50 ndeshje.
Në këtë edicion, Zhegrova në kampionat ka realizuar 1 gol dhe ka asistuar 4 herë. Për lojtarin, Lila ka vlerësim të madh dhe kërkon mbi 20 milionë euro.
Për Zhegrovën kalimi në një kampionat si ai gjerman do të ishte vërtetë një “trampolinë” e madhe për të. Sa i takon interesimit, Dortmundi nuk është skuadra e vetme, pasi pas “dere” janë edhe ekipe të tjera nga kampionate të ndryshme.
Lini një Përgjigje