TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Janar 2024, 20:04

FIFA pezullon sulmuesin e Gjermanisë, rrezikonte shumë para Europianit për shkak të gjestit antisportiv

Shkruar nga Pamfleti

FIFA pezullon sulmuesin e Gjermanisë, rrezikonte shumë para Europianit

FIFA ka njoftuar se sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Leroi Sane është pezulluar për tre ndeshjet e ardhshme miqësore të Gjermanisë. Sane u ndëshkua me karton të kuq pasi shtyu në tokë Filip Muene të Austrisë, në një humbje 2-0 në miqësoren e nëntorit.

Kështu, lojtari nuk do të luajë në mars kundër Francës dhe Holandës, ndërsa nuk do kontribuojë dot në një test tjetër të “Pancerave”, që mund të luhet në prag të Europanit. Federata Gjermane e Futbollit nuk është pajtuar asesi me vendimin dhe shumë shpejt mund ta apelojë.

Gjithsesi, pavarësisht pretendimeve, më e keqja nuk ndodhi, pasi me një pezullim më të gjatë, ai rrezikonte ndeshjet e  grupeve në “EURO 2024”. Futbollisti i lindur në Esen numëron 59 ndeshje me përfaqësuesen, ku ka realizuar 13 gola. Më parë, Sane ka luajtur për U-19 dhe U-21.

leroi sane fifa sulmuesi i bajernit të mynihut

Lini një Përgjigje