TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Janar 2024, 17:40

Skandal në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, tifozët e Realit dhe Atletikos së Madridit vërshëllejnë figurën e Bekenbauerit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës,

E gjithë bota e futbollit po priste me padurim ndeshjen midis Realit të Madridit dhe Atletikos së Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, por në prag të ndeshjes, ajo dëshmoi një turp të paparë.

Para se të luhej ndeshja në Riad, organizatorët vendosën t’i bënin një homazh legjendës së futbollit gjerman që u nda nga jeta pak ditë më parë Franc Bekenbauer, duke i kërkuar të gjithë të pranishmëve që të mbanin një minutë heshtje. Tifozët e dy klubeve tronditën botën, teksa u dëgjuan duke vërshëllyer dhe duke thirrur në korr gjatë asaj periudhe të heshtjes.

Në siklet kanë qenë edhe futbollistët e dy klubeve, gjë që dukej në fytyrat e tyre. Lojtarët gjithsesi dhuruan spektakël në këtë ndeshje e cila në kohën e rregullt prej 90 minutave u mbyll me shifrat 3-3, por Reali i Madridit u kualifikua në finalen e Superkupës së Spanjës ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Barcelona-Osasuna, që do të luhet sonte në mbrëmje në orën 20:00.

real madrid atletiko madrid superkupa e spanjës

Lini një Përgjigje