TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Janar 2024, 18:02

Interi nuk dorëzohet për shërbimet e Armando Brojës, zikaltërit bëjnë gati planin për “shqiponjën” kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Interi nuk dorëzohet për shërbimet e Armando Brojës,

Duket se Interi nuk është dorëzuar ende për shërbimet e Armando Brojës, me klubin zikaltër që e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për sulmin.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit zikaltër, 22-vjeçari i Kombëtares shqiptare është opsioni numër një për sulmin nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit.

Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës.

“Inter News” raporton se nëse Sançez largohet, atëherë do të fillojnë tratativat për Brojën në formën e huazimit.

Gjithsesi gjërat duhet të lëvizin shpejt për Interin, pasi një klub nuk mund të huazojë më shumë se 7 lojtarë në një merkato, teksa Çelsi ka lëvizur tashmë me këtë fushatë.

Nëse nuk arrihet Broja, Interi do të tentojë sulmuesin e Mançester Junajtid, Antoni Marsial. 28-vjeçari francez nuk është më në planet e Ten Hag dhe “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për të, teksa më e avancuar për shërbimet e Marsial duket se është Fenerbahçe.

armando broja sulmuesi shqiptar inter

Lini një Përgjigje