TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Janar 2024, 19:11

Gjyqtarët darkonin me Negreirën dhe përfundonin në karaoke, thellohet skandali “Negreira” në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarët darkonin me Negreirën dhe përfundonin në karaoke,

Gjykata spanjolle vazhdon të hetojë për skandalin e pagesave të bëra nga Barcelona për ish-shefin e gjyqtarëve, Enrikez Negreira. Siç ka bërë me dije “El Confidencial”, ish-gjyqtarët në La Liga, Antonio Mateu Lahoz, Santiago Latre dhe Pino Zamorano kanë deponuar si dëshmitarë në kuadër të kësaj çështjeje.

Në dëshmitë e tyre, ata vunë në dukje para hetuesve ekzistencën e darkave të arbitrave të organizuara nga klani Negreira në një lokal që ata zotëronin në Barcelonë, si dhe argëtim në karaoke me përfaqësuesin e Negreirës. Këtu përfshihen edhe udhëtimet me makina luksoze nëpër qytet. Deklaratat e Mateu Lahoz, Haime Latre dhe Pino Zamorano i referohen muajit korrik 2023 dhe janë pjesë e përmbledhjes që po hetohet nga Gjykata Hetimore numër një e Barcelonës në lidhje me pagesat milionëshe që Barça i ka bërë zëvendës-presidentit të Komitetit Teknik të gjyqtarëve për gati dy dekada.

Mateu Lahoz ka thënë para hetuesve të çështjes se ai ishte në dijeni se kolegët e tij “kanë shkuar për darkë në një restorant të drejtuar nga partneri i Hoze María Enrikez Negreiras”. Lahoz gjithsesi ka përjashtuar veten nga historia duke nënvizuar se nuk e ka pranuar ofertën për të qenë pjesë e darkës.

"negreira" barcelona

Lini një Përgjigje