
Barcelona është finalistja e dytë e Superkupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan 2-0 ndaj Osasunas, në ndeshjen e mbajtur në “KSU Stadium” në Riad të Arabisë Saudite. Në pjesën e parë skuadra e Çavi Hernandez vuajti në ofensivë, duke mos mundur dot të çajë murin e kundërshtarit.
Për të ardhur te goli, duhej të vinte minuta e 59, kur Levandovski i shërbyer mirë nga Gyndogan, realizoi gol në portën e Herreras. Në fund pati kohë edhe për një gol të talentit Lamin Jamal.
Kështu, në finalen e Superkupës së Spanjës që do të luhet të dielën më 14 janar, katalanasit do të përballen me Realin e Madridit, pasi mbrëmë këta të fundit u kualifikuan pas atij suksesi të madh ndaj rivalëve të qytetit, Atletiko e Madridit, me shifrat 5-3 në kohën shtesë.
Lini një Përgjigje