TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2024, 17:48

Erikson u diagnostikua me kancer, Runi dhe Mançini mesazhe inkurajuese në nder të ish-trajnerit të Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Erikson u diagnostikua me kancer, Runi dhe Mançini mesazhe inkurajuese

Ish-trajneri i Lacios, por edhe Anglisë, Sven Goran Erikson tronditi opinionin publik me deklaratën se i ka mbetur edhe një vit jetë pasi është i sëmurë me kancer.

75-vjeçari ka marrë mesazhe të shumta në orët e fundit, nga ish-lojtari i tij, Uejn Runi dhe ish-trajneri i Italisë, Roberto Mançini.

Një lajm shumë i trishtueshëm ky që mora këtë mëngjes, të gjithë mendimet e mia janë për Erikson dhe familjen e tij. Erikson është një person dhe trajner i shkëlqyer, është i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Të gjithë jemi me të, i them të mos heqë dorë dhe të vazhdojë të luftojë”, shkruante ish-sulmuesi.

Një lajm i tillë është përhapur me shpejtësi dhe për këtë ka reaguar edhe Roberto Mancini. Timonieri i Arabisë Saudite në të kaluarën e tij ka punuar me Eriksson te skuadra e Sampdorias dhe Lazios. Mancini thekson se Sven është një njëri i jashtëzakoshën dhe është i bindur se do ta fitojë edhe këtë “ndeshje”.

Kurrë një polemikë prej tij dhe kurrë banal, gjithmonë sillej me stil. Nuk e di ku ia del ta gjejë gjithë këtë forcë, po lufton si luan. Edhe pse më ka konfirmuar se jeta e tij tashmë është e limituar.

Ai flet për një vit, ndoshta edhe më pak, por unë vazhdoj të shpresoj dhe të besoj. Sven është një njeri i jashtëzakonshëm. Në vend që të inkurajoj unë atë, po më inkurajon ai mua.

Ai nuk ka frikë nga vdekja. Forca Sven, nuk mund dhe nuk duhet të dorëzohesh. Do e fitosh edhe këtë ndeshje”, ka përfunduar ish-trajneri i Italisë.

sven goran erikson uejn runi roberto mançini

Lini një Përgjigje