
Çelsi ka mposhtur Fulhemin në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në Premier Ligë.
Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 45’+4’ nga Palmer, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
11-metërshi u fitua nga Rahim Stërling, i cili ka fituar në total 26 penallti në kampionatin anglez, të paktën tri më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e Premier Ligës.
Përsa i përket Armando Brojës, ai e nisi sfidën si titullar dhe qendroi në fushë deri në minutën e 66.
Në minutën e 21 të sfidës, sulmuesi i Kombëtares kuqezi pati një mundësi të mirë për gol por nuk arriti të shënjestronte siç duhej portën.
Lini një Përgjigje