
Skuadra e Italisë hyn në një fazë vendimtare të kualifikueseve për “EURO 2024”. Djemtë e Luçiano Spaletit do të luajnë kundër Maltës dhe Anglisë, të cilat janë vendimtare për kualifikimin e kampionëve në fuqi të Evropës. Nëse skuadra “Axurre” humbet finalet e Europianit në Gjermani, do të jetë turneu i dytë i madh radhazi pa pjesëmarrjen e tyre.
Pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut në “Tose Proeski Arena”, ku italianët humbën shumë raste dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1, tani Luçiano Spaleti po shkon drejt fitoreve të detyrueshme. Për këtë qëllim, ai merr më të mirën që mund të marrë. Ja lojtarët e përzgjedhur nga trajneri kampion Italie me Napolin:
Portierë: Xhanluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Vikario (Totenhem).
Mbrojtës: Françesko Aerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Mateo Darmian (Inter), Federiko Dimarko (Inter), Kristiano Biragi (Fiorentina), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Gati (Juventus), Xhanluka Mançini (Roma) , Xhorxho Skalvini (Atalanta), Destini Udoji (Totenhem).
Mesfushorë: Nikolo Barela (Inter), Davide Fratezi (Inter), Xhakomo Bonaventura (Fiorentina), Brajan Kristante (Roma), Manuel Lokateli (Juventus), Sandro Tonali (Njukasëll).
Sulmues: Domeniko Berardi (Sasuolo), Federiko Kieza (Juventus), Moize Kin (Juventus), Xhakomo Raspadori (Napoli), Xhanluka Skamaça (Atalanta), Matia Zakanji (Lacio), Nikolo Zaniolo (Aston Vila).
Ndeshja e parë është kundër Maltës në shtëpi, më 14 tetor (e shtunë) në orën 20:45 dhe detyra vërtetë e vështirë vjen disa ditë më vonë më 17 tetor (e martë) sërish në orën 20:45 në “Wembley”.
Lini një Përgjigje