TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2023, 20:07

Pjesa e dytë zgjidh gjithçka për Juventusin, bardhezinjtë fitojnë derbin me Torinon pa Kiezën dhe Vlahoviç

Shkruar nga Pamfleti

Pjesa e dytë zgjidh gjithçka për Juventusin, bardhezinjtë

Juventusi ka fituar derbin kundër Torinos me rezultatin 2-0, në javën e 8 të Serisë A.

Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Masimiliano Alegrit, që nuk kishte në dispozicion dy lojtarë si Kieza dhe Vlahoviç.

Tri pikë që ndihmuan bardhezinjtë të ngjiten përkohësisht në vendin e tretë, dy pikë larg Interit kryesues.

Sfida e luajtur në “Allianz Stadium” u zhbllokua në 45 minutat e dyta.

Ishte Gati që kaloi në avantazh bardhezinjtë në minutën e 47, me konfirmimin që erdhi pas një kontrolli prej 3 minutash të VAR-it për pozicion jashtë loje.

Goli i sigurisë për Juventusin erdhi në minutën e 62 dhe u realizua nga Milik, i cili përfitoi edhe nga një dalje e gabuar e portierit Milinkovicç-Saviç.

juventus torino seria a

Lini një Përgjigje