
Koha kalon shpejt dhe te Zvicra kërkojnë të rezervojnë vendin e tyre në Europianin e tretë radhazi. Kombëtarja Helvete gjendet në grupin I në kualifikueset e “EURO 2024”, bashkë me Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë, Kosovën dhe Andorrën.
Zviceranët kanë luajtur në të gjitha kompeticionet e mëdha që nga viti 2004 (“EURO 2012”). Madje, kjo Përfaqësuese ka arritur në çerekfinalet e europianit herën e fundit, më larg se asnjëherë më parë, duke eliminuar kampionen e botës në atë kohë Francën, gjatë rrugës.
Siç qendrojnë gjërat, skuadra është në rrugën e duhur për të prerë një biletë për në Gjermani verën e ardhshme, pasi kanë mbetur të pamposhtur deri më tani në fazën kualifikuese.
Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin publikoi listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës, ndaj Izraelit dhe Bjellorusisë. Në listë nuk mungojnë lojtarët shqiptarë, si Xhaka dhe Shaqiri.
Lista e lojtarëve të publikuar nga trajneri i Zvicrës, Murat Jakin:
Portierë: Kobel, Mvogo, Somer.
Mbrojtës: Akanzhi, Elvedi, Fernandes, Garsia, Lotomba, Rodriguez, Shar, Zesiger.
Mesfushorë: Aebisher, Frojëer, Iten, Ndoje, Sou, Xhaka, Zakaria.
Sulmues: Amduni, Okafor, Shaqiri, Stefen, Vargas.
Lini një Përgjigje